Vrasja në Greqi, i riu pas ngjarjes u pa në stacionin e autobusëve në Kalamata
Autoritetet hetimore dhe policore greke kanë hetuar rrugën që ndoqi 22-vjeçari pas vrasjes së dyfishtë në kampingun në Finikonda të Greqisë. Një nga të pendehurit i dyshuar si autor i vrasjes është shprehur gjatë dëshmisë se u arratis drejt Kalamatës duke notuar.
Dëshmia e tij ka lënë shumë pikëpyetje rreth arratisjes së tij. Fillimisht ai u kthye duke notuar dhe më pas duke ecur deri në Kalamata.
“Di të notoj për orë të tëra, kam edhe shërbim në Forcat Speciale”, tha ai gjatë dëshmisë.
Pamjet e publikuara një ditë pas vrasjes tregojnë 22-vjeçarin i cili shihet duke ecur jashtë stacionit të autobusëve në Kalamata pasditen e 6 tetorit. Ai kishte të veshur rroba të ndryshme nga ato të natës së krimit.
Dy 22-vjeçarët u lanë në paraburgim pas 16 orësh deklarimesh. Gjykatësi hetues dhe prokurori vendosën të ndalojnë përkohësisht dy 22-vjeçarët pas një procesi maratonë që zgjati afërsisht 16 orë, i cili filloi në mesditë të së dielës dhe përfundoi në orën 4 të mëngjesit të së hënës.
Gjatë deklarimeve të tyre, dy të rinjtë – 22-vjeçari greko-britanik dhe i pandehuri i tij 22-vjeçar, i cili u dorëzua vullnetarisht – paraqitën pretendimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në krim, ku njëri fajësoi tjetrin se ishte futur në vendin e ngjarjes natën fatale.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht