English

Vrasja në Lezhë, 43-vjeçari u qëllua në hyrje të lokalit me breshëri kallashnikovi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nikolin Marku (Lekstakaj) është 42-vjeçari që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme në Balldre të Lezhës.

- Advertisement -

Burime bëjnë me dije se viktima ndodhej në hyrje të lokalit në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se kanë qenë më shumë se një person që ka qëlluar ndaj 42-vjeçarit.

Dyshimet kryesore janë si hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak javë më parë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×