Vrasje me dashje, ndryshon akuza për ish-efektivin Arjan Tase
Prokuroria e Vlorës ka rrëzuar të gjithë hetimin e bërë nga Agjensia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.
Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.
Argumenti që ka përdorur prokuroria për ndryshuar akuzën, është dijenia që ka pasur Arjan Tase për rezikun që i kanosej qytetarëve, nëse futej në zonën e notimit e cila ishte e mbushur me pushues.
Pasja nga ana e tij e një leje drejtimi për mjetet lundruese, e ngarkon me tepër.
Arjan Tase pritet të dalë të premten para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë personale dhe mësohet se prokuroria do të kërkojë arrest me burg për të.
Në cilësinë e provave materiale, në gjykatë do paraqiten dëshmi të personave e që kanë parë ngjarjen si dhe pamje filmike të marra nga kamerat e sigurisë.
Sipas hetimit të deritanishëm, Tase ka kryer manovra të rrezikshme me gomonen duke sjellë si pasoje goditjen me helikat e motorrit te vajzës 7-vjeçare, e cila humbi jetën menjehrë.
Ndërsa efektivi i policisë, në dëshminë e tij sqaroi se gomonia kishte marrë gaz në mënyrë të pavullnetshme, gjë që solli humbjen e kontrollit nga ana e tij.
LEXONI GJITHASHTU
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit