Vrasjet në Shqipëri, Bushati: Krimi është trimëruar, sepse ka si mburojë politikën
Krahas zhvillimeve nga fusha e politikës në media ka mbizotëruar kronika e zezë për shkak të vrasjeve të ditëve të fundit, që kanë shkaktuar frikë tek qytetarët.
Dy analistët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar në emisionin “Shock” për këtë fenomen shqetësues.
Për Bushatin, kriminelët janë “trimëruar” ndjeshëm pasi Policia dhe politika shqiptare është bërë palë me ta.
“Ka në fakt një tronditje, tre vrasje, dy nga të cilat totalisht mafioze. Histori dihet se pak a shumë kanë lidhje me trafiqe. Pse tani? Këtu nuk mund të rri pa e lidhur me zgjedhjet, sepse kur Policia dhe politika bëhen pjesë me krimin, krimi merr zemër dhe lanë hesapet me kundërshtarët. Është trimëruar krimi, pasi ka marrë mburojë politike”, tha ai.
Nga ana tjetër, Haxhiu thotë se personat problematikë kanë qenë rrugëve në 30 vitet e fundit dhe kjo ka bërë që Shqipëria të regjistrojë akte të tilla.
“Jo, kurrsesi. Periudha e zgjedhjeve nuk i ka trimëruar kriminelët. Ne kemi pasur një , që ka qenë totalisht shoqëri e kontrolluar, pastaj një anarki, pastaj anarki ka krijuar njerëz të guximshëm, që shteti nuk i ka kontrolluar dot. Kriminelët kanë mbetur rrugëve dhe krimi nuk zhduket. Kriminelët gjejnë terren gjithë andej”, tha ai.
Ai thotë se elementët kriminalë në vend kanë arritur të korruptojnë Policinë, pushtetin, madje kanë pasur ndikim edhe në Parlament.
“Ata e kanë korruptuar policinë, pushtetin dhe e kanë gjetur hapësirën. Ata kanë qenë në parlament. Nuk mundet një njeri ta marrë fajin se çfarë ka ndodhur në 30 vjet. Tek ne krimi ka krijuar një standard të vetin dhe një strofull të veten, që vështirë mund të luftohet”, shtoi ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura