Vrau bashkëfshatarin për pronat, lihen në burg 63-vjeçari në Pogradec

1 Nëntor 2022 | 13:59

Gjykata e Pogradecit vendosi masën ‘arrest me burg’ për Fatmir Manellari, i akuzuar për  vrasjen e Safet Hyskollari.

Më datë 7 Shtator  të këtij viti, 63-vjeçari vrau bashkëfshatarin e tij Hyskollari në Pogradec për konflikt kufiri të pronave.

Ndërkohë para togave të zeza është përlotur duke thënë se vrasjen nuk e ka bërë me dashje.

Autori tha se gjithçka ndodhi në vetëmbrojtje, pasi ai u sulmua i pari nga Hyskollari.

“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Janë kamerat, ai më sulmoi unë jam vetëmbrojtur. Ai më goditi me gur i pari në kurriz,” u shpreh Manellari i cili gjatë seancës qëndronte kokëulur dhe i përlotur.

Një konflikt disavjeçar për pronën i mori jetën para dy muajve shtetasit Safet Hyskollari nga fshati Gështenjas i Pogradecit.

Autori i ngjarjes Fatmir Manellari, bashkëfshatar me viktimën pas ngjarjes u arratis për afro dy muaj.

Sipas informacioneve, ai jetoi në pyll midis Maliqit dhe Lozhanit, ku humbi kontaktet dhe me familjarët e vet.

Pas dy muajve, u arrestua nga policia e Pogradecit në shtëpinë e vet, ku kishte shkuar për të marrë lekë për furnizime.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026