Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, gjykata lë në burg 70-vjeçarin
Gjykata penale e Tiranës caktoi masën e sigurimit arrest në burg për Maliq Markun, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri fqinjin e tij Shefqet Hasa, si dhe plagosi një tjetër shtetas të identifikuar si Besim Keça.
Në sallën e gjyqit, Marku mësohet të ketë folur përçart teksa ka thënë: “ka një komplot serbo-malazez ndaj meje”.
Në dëshminë e tij në polici 70-vjeçari ka deklaruar se viktima e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar në lidhje me një kanal që ka qenë “molla e sherrit”.
Autori i vrasjes kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte kërkuar që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Viktima, së bashku me disa banorë të tjerë të zonës e kanë kundërshtuar e për pasojë, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Marku e ka qëlluar 4 herë Hasën në derën e shtëpisë së tij dhe 2 herë Keçën. Në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh