Vrau gruan shtatzënë në Itali, policia në kërkim të 41-vjeçarit nga Kosova (Emri)
Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, u gjet e vdekur në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos. E reja jetonte në shtëpi me të shoqin, Nicola Scapinello, i cili ishte në krah të saj dhe në gjendje shoku.
Alarmi u ngrit nga një fqinj i cili telefonoi 118. Ajo ishte goditur disa herë me thikë dhe si i dyshuar është një shtetas i Kosovës, i cili ka pasur njohje të mëparshme me viktimën.
Sipas SKY News i dyshuari për vrasjen e Vanessës është Bujar Fandaj, 41 vjeç. Policia është ende në kërkim të tij. Duket se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për ndjekje tetorin e kaluar.
Ishte bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, ai që ua tregoi këtë gjë hetuesve. I dyshuari, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese, me sa duket është larguar nga vendi i krimit.
Sipas asaj që doli nga kontrolli, Vanessa u rrah në fytyrë dhe më pas u godit me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks. Ka lëndime të shumta mbrojtëse në duart e gruas, duke konfirmuar se sa dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte veten.
Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, është në gjendje shoku, por ka arritur të japë informacione të dobishme për hetuesit që janë në kërkim të vrasësit. Arma e vrasjes ende nuk është gjetur.
Çifti, i martuar që prej nëntorit 2012, ka një djalë 4-vjeçar, prania e të cilit në momentin e krimit nuk u konstatua dhe banonte prej vitesh në fshatin e vogël të Riese. Është një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara, dhe një parukeri, të cilën 27-vjeçarja e frekuentonte. Vanessa ishte shtatzënë për disa muaj dhe punoi si shitëse në Eurospin në Castelfranco”, tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë