Vrau kunatin pasi mësoi se i përdhunonte vajzën, shqiptari flet për herë të parë
50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar në Greqi, pas dyshimeve se ky i fundit i kishte përdhunuar për 9 vite rresht të bijën 18-vjeçe, ka folur për herë të parë nga burgu pas krimit të rëndë.
Sipas mediave të huaja, Tarellari ka thënë se është i shqetësuar për fëmijët e tij.
“Ai është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”. Kështu deklaron avokati i Fatmir Tarellarit.
Ngjarja ndodhi në Volos. Autori 50-vjeçar ka mësuar vetëm pak ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që pasoi për të mos folur nga vëllai i njerkës së saj.
Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, gjë që ka ndodhur pas presioneve të shumta mëngjesin e së martës së kaluar dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit. Pak orë më vonë, 50-vjeçari vendosi që të bënte vetë ‘ligjin’, duke vrarë me armë kunatin e tij.
33-vjeçari, duke përfituar nga mungesa e prindërve në shtëpi, pasi ata ishin në punë, iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vijuar ta abuzojë seksualisht me të.
“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre edhe financiarisht”, tha avokati për gegonota.neës.
18-vjeçarja që akuzoi viktimën 33-vjeçare si zhvatës dhe përdhunues, ka në krah motrat e saj. Nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.
18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë.
Gruaja e Erjon Pelivanit, që mbeti i vrarë, nuk ka dhënë ende një deklaratë. Kujtojmë se Fatmir Tarellari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe 1 djalë nga martesa e dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë