Vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 35-vjeçarit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish-anëtares së KLP i cili u dënua nga Apeli ne qershor të vitit të kaluar.
Ai mori dënim të formës së prerë për vepren penale të vrasjes nga pakujdesia pasi qëlloi me grusht biznesmenin Armando Meshahu.
Meta ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vite e 3 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Por Apeli vendosi uljen e dënimit në 18 muaj burgim. Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.
Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grusht Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtesh ndaj viktimës.
Goditjet rezultuan fatale për Meshaun i cili gjeti vdekjen në vend.
Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre u dëgjua edhe nga personat e pranishëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë