Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arrestohet autori (EMRI)
Policia e Kavajës ka arrestuar autorin e vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi një ditë më parë në Kavajë.
Në pranga u vu shtetasi Land (Puja) Derjai 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I”, tha policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në lagjen Nr.3 të Kavajës. Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit Isufi që të largonte makinën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, gjatë të cilit Land (Puja) Derjai ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në zemër Skerdilajd Isufin.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona