Vrau nënën duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari (Emri)
Është arrestuar këtë të diel Ndriçim Sokoli, nga Kavaja. 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 75-vjeçare, e cila për pasojë të dhunimit ka humbur jetën.
Në fillim u dyshua se e moshuara kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, por ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në konkluzion, se 70-vjeçares i janë gjetur brinjë të thyera dhe hematoma në mushkëri. Djali i saj, autori, është shtruar disa herë në spitalin Psikiatrik.
Kjo pasi nëna i drejtohej policisë për të denoncuar dhunën e herë pas hershme të ushtruar prej tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:
Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.
Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.
Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë