Vrau nënën se “e ndau” nga gruaja, zbulohen detaje nga krimi makabër në Pejë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Pejë ku Urim Hyseni vrau nënën etij Hyrije Hyseni. Mediat kosovare kanë treguar detaje të këtij krimi makabër. Sipas tyre djali i ka prerë kokën me thikë nënës së tij, pasi e akuzonte se ajo ishte bërë shkak që të ndahej nga bashkëshortja.
Ajo që e bën këtë krim edhe më të tmerrshëm është se dyshohet se krimi është kryer me gjakftohtësi. nga këqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i është këputur koka me thikë, e pasi e kishte bërë këtë djali e kishte vendosur kokën e nënës së tij në tavanin e shtëpisë ndërsa trupin e kishte lënë në katin tjetër.
Megjithatë horrori nuk mbaron këtu, sipas mediave kosovare thuhet se dëshmitarët kanë ngritur dyshimin se djali i ka pirë edhe gjakun viktimës, nënës së tij.
Pas kryerjes së krimit, Hyseni u prangos nga Policia e Kosovës, megjithatë ai ende nuk ka folur, rreth ngjarjes së tmerrshme.
Në anën tjetër, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, deklaroi se kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.
“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij. Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”,-tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues