Vrau vëllanë dhe kunatën, Apeli lë në burg Arsen Muskurtin

26 Shtator 2022 | 11:24

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllanë dhe kunatën disa javë më parë në kryeqytet.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Arsen Muskurti, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit me burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Islam Alla” në Tiranë.

Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.

Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.

Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë.

Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.

Si autori edhe viktimat, ishin praktikantë të fesë islame. Sipas informacioneve, kjo agjenci koordinonte dhe sponsorizonte udhëtimin drejt Arabisë Saudite të besimtarëve të fesë islame.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026

Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it

Një ngordhje masive peshqish është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e ujit, duke...
10:19 | 14/07/2026