Vrau vjehrrit dhe kufomat i fshehu në valixhe, dënohet me 30 vjet burg shqiptarja
Gjykata e Apelit të Firences në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burg të shtetases shqiptare Elona Kaleshës për vrasjen e vjehërrve të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.
Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të cilët u zhdukën në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.
Brenda kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori pesë vjet më parë. Hetimi u përqendrua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh Elona Kalesha ishte e dyshuara kryesore; në momentin e zhdukjes ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta