“Vrava gruan time dhe s’jam penduar”, dëshmia e 50-vjeçarit: Po hante lekët e mia
“Kam vrarë gruan time dhe nuk jam penduar për këtë”. Këto ishin fjalët e para të 50-vjeçarit Eduart Danaj që vrau gruan e tij sot në Menidi. Autori është shfaqur i papenduar në marrjen në pyetje në Departamentin e Vrasjeve, pasi është arrestuar në rrugën Parnithos, ku është gjetur i dehur lehtë në një pallat ku punonte si ndërtues.
50-vjeçari, i cili gjithashtu punonte në një tavernë në Metamorfosi, i tha policisë: “Po hante lekët e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”. Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.
Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth. Oficerët e policisë që bënin kontrolle shtëpi më shtëpi e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta “shikonin”. Njëkohësisht i ishte dhënë sinjal të gjitha shërbimeve për ta kërkuar, por edhe në kufi që të mos shpëtonte.
Në të kaluarën ai kishte kërcënuar edhe vajzën e tij. 21-vjeçarja nuk ka pushuar së qari teksa ka përshkruar në polici se çfarë po kalonte ajo, vëllai i saj 14-vjeçar dhe nëna e saj. “Do të të vras dhe më pas do të vras veten. Do të bëhesh si nëna jote”, duket se i ka thënë në një moment.
Pas vrasjes, autori nuk ka ndërruar rrobat dhe ka qenë duke ecur i përgjakur. Kur autoritetet e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesën në rrugën Pangalou u gjetën dy qese me shishe birre.
Viktima kishte plagë me thikë në qafë, gjoks dhe një plagë mbrojtëse në dorë. Autori nuk e ka marrë thikën me vete pasi i ka “ngecur” brenda trupit të gruas, mes barkut dhe këmbës. Nesër do të paraqitet në Prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë