Vriten tre civilë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës
Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në tri rajone lindore të Ukrainës, thanë autoritetet vendore të mërkurën.
Një person u vra në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, derisa tetë të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin.
Në rajonin e Harkivit, dy bujq u vranë në vend kur vetura e tyre u godit në fshatin e Petropavlivkës në rrethinën e Kupianskit, derisa një grua u plagos, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Në rajonin e Hersonit, katër njerëz u plagosën nga sulmet ruse me artileri, mortajë dhe dronë, thanë autoritetet vendore.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se i rrëzuan 13 prej 19 dronëve të shkrepur nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së mërkurës.
Ajo tha se i shkatërroi edhe një raketë S-300 dhe katër raketa Kh-22. Dronët u rrëzuan në rajonet Harkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Donjeck, tha ajo. Katër dronët e mbetur nuk e arritën cakun, sipas saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen