Vritet 27-vjeçari izraelito-amerikan, familja: E donte shumë vendin

11 Tetor 2023 | 22:53

Aryeh Shlomo Ziering, një shtetas izraelito-amerikan 27-vjeçar, u vra në Izrael, konfirmoi halla e tij Debby Ziering.

Ai ishte kapiten në njësinë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për trajtimin e qenve.

Prindërit e Ziering janë nga Nju Jorku dhe Maine. Ata u transferuan në Izrael pasi u martuan. Edhe pse ai lindi dhe u rrit në Izrael, Ziering ndoqi kampin veror në Shtetet e Bashkuara dhe u rrit duke folur anglisht me prindërit e tij, tha halla e tij.

Debby Ziering tha gjithashtu për CNN se Aryeh u rrit duke mos dashur të bëhej ushtar, por “kur nipi im bën diçka, ai e bën atë 200%. Dhe ai ishte shumë i pasionuar për mbrojtjen e vendit të tij.”

Izraeli ka rritur ofensivën e tij në Gazë pas sulmit fillestar të Hamasit gjatë fundjavës, kur militantët e armatosur goditën mbi kufirin e fortifikuar.

Izraeli ka urdhëruar gjithashtu  një “rrethim të plotë” në enklavë, duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026