Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Britani, u gjet i plagosur në një park! 3 persona në pranga

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
17 Shkurt 2026 | 13:19

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në jug të Londrës. Viktima është identifikuar si Lorik Abazi. Ai u gjet me plagë thike në Parkun Tregtar Valley në Hesterman Way, Croydon, rreth orës 01:15. Fatkeqësisht ai nuk iu mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital të dielën.

Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje u gjetën të plagosur edhe dy 21-vjeçarë. Edhe ata kanë marrë plagë të shkaktuara nga thikë dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje.

Njëri ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital. Tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali.

Dy vajza, të dyja 25 vjeç, dhe një 28-vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasjen. Njëra prej vajzave më pas u lirua me kusht.

Familjarët e të riu theksuan se janë të shkatërruar nga humbja e 22-vjeçarit teksa bën thirrje që t’iu respektohet privatësia.

 “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar pa fjalë nga humbja e tij. Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë,” shtuan ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026

Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit

Kjo e mërkurë ishte një ditë e veçantë për banorët e Postribës. Fermeri Kujtim Plangaj, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, realizoi një varg prej 110...
21:19 | 08/07/2026

Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi

Dokumenti i ri i qeverisë, “Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030”, i miratuar dhe publikuar në...
20:08 | 08/07/2026