Vritet me thikë një 34-vjeçar në qytetin e Durrësit
Një person 34-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.D, i cili ka mbërritur për ndihmë në spitalin rajonal, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga të dhënat paraprake thuhet se i riu është qëlluar me thikë. Grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, sqaron policia.
Lexoni gjithashtu:
Vranë 39-vjeçarin dhe i plagosën të birin, arrestohen 5 persona
Përleshje me armë zjarri në Durrës, një i vdekur dhe një i plagosur
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona