Vritet një tjetër gazetar në Meksikë, kishte marrë kërcënime për shkak të raportimeve
Një gazetar i pavarur u vra në orët e para të së enjtes, tha gazeta për të cilën ai punonte në shtetin lindor të Veracruz, ku një koleg u vra në janar. Luis Angel Lopez Valdes kishte marrë kërcënime për shkak të punës së tij si gazetar dhe po mbrohej nga autoritetet lokale, raportoi gazeta Vanguardia në mediat sociale.
López Valdés u vra në qytetin e Posa Rikës kur u shënjestrua nga “persona të armatosur ndërsa ecte” në një rrugë, shpjegoi gazeta në edicionin e saj dixhital.
Gazeta bëri thirrje që vrasja e gazetarit të saj “të mos mbetet e pandëshkuar”.
Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët. Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë që nga viti 1994, sipas organizatës joqeveritare Reporterë pa Kufij (RSF).
Shumë nga gazetarët e vrarë punonin në zona të shkatërruara nga krimi i organizuar.
Veracruz, një shtet në Gjirin e Meksikës, vitet e fundit është bërë një skenë përleshjesh të dhunshme midis organizatave të ndryshme kriminale që konkurrojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës.
Në janar, Carlos Castro, një gazetar që mbulonte raportimet policore për agjencinë e lajmeve Codigo Norte, u qëllua për vdekje në shtet.
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç