Vritet një vajzë 9-vjeçare në Londër, arrestohet adoleshenti si autori i dyshuar

16 Dhjetor 2025 | 16:45

Policia britanike ka arrestuar një djalë adoleshent nën dyshimin për vrasje pas vdekjes tragjike të një vajze nëntëvjeçare në Somerset.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan mbi ngjarjen duke i adresuar në Lime Close, në zonën Mead Vale të Weston-super-Mare, në orën 6:09.

Lidhur me këtë ngjarje një adoleshent është arrestuar si autori i dyshuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Policia britanike ka theksuar se hetimet jane ende në fazë fillestare pasi ende nuk janë zbardhur shkaqet dhe rrethanaat që kanë sjellë fundin tragjik të të miturës.

Ndërkohë, policia ka rrethuar vendin si dhe ka nisur kontrolle në disa prej shtëpive përreth.

Mbikëqyrësja Jen Appleford e policisë së Avon dhe Somerset ka theksuar se kjo ngjarje ka tronditur të gjithë Weston-super-Mare, duke shprehur ngushëllimet ndaj familjes së vajzës.

“Ngushëllimet tona të sinqerta i shkojnë familjes dhe do të sigurohemi që ata të marrin mbështetje.”, ka thënë Appleford.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se procesi i identifikimit të viktimës ende nuk ka përfunduar dhe se një ekzaminim pas vdekjes do të kryhet për të zbuluar shkakun e vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026