Vuçiç bisedon me QUINT-in dhe BE-në për situatën në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca.
“Në një nga momentet më të vështira për Serbinë, zhvillova një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e QUINT-it”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram, pas takimit në Beograd më 26 shtator.
“Po ashtu kam pyetur pse misioni i BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX-i është refuzuar nga Policia e Kosovës që të marrë pjesë në operacionin e kryer në veri të Kosovës”, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje për pretendimin e tij.
Në Kosovë, reaguesi i parë për siguri është Policia e Kosovës, më pas EULEX-i dhe në fund misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Më 25 shtator, Vuçiç u takua me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, të cilit, siç ka thënë ai, i ka paraqitur “kërkesat e palës serbe”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se për çfarë kërkesa bëhet fjalë.
Serbia refuzon t’iu bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Një nga arsyet është mbështetja që i jep Rusia Serbisë për politikat e saj karshi Kosovës.
Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi tentoi të hiqte barrikadat e vendosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare