Vuçiç me ambasadorët e Quint-it: Pse EULEX u refuzua për të marrë pjesë në operacion

26 Shtator 2023 | 12:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar këtë të martë një takim me përfaqësuesit e vendeve të Quintit.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç, ka bërë me dije se në fokus të bisedës ka qenë situata e krijuar në Kosovë.

Ai shton se kërkoi nga ambasadorët e vendeve të Quintit që për sigurinë në Veriun e Kosovës të kujdeset EULEX dhe jo policia e Kosovës. Gjithashtu në takim ai bën me dije se shtroi pyetjen pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin në Basnjkë.

“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacion që u realizua në territorin e veriut të Kosovës”, ka shkruar Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026