Vuçiç: Do publikoj dokumentet e rindërtimit të stacionit në Novi Sad
Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, ka thënë se do t’i publikojë më 12 dhjetor të gjitha dokumentet lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, pas aksidentit vdekjeprurës në nëntor.
Derisa Vuçiç mbajti një fjalim në lidhje edhe me këtë çështje të mërkurën mbrëma në zyrën e tij në Beograd, disa qindra studentë dhe qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Presidencës serbe duke brohoritur kundër tij.
Presidenti serb tha se do t’i publikojë 195 dokumente në lidhje me punën ndërtimore në stacionin ku shembja e një strehe la të vdekur 15 njerez më 1 nëntor.
Në lidhje me kërkesat e studentëve protestues, të cilët kanë bllokuar punën e disa fakulteteve shtetërore, Vuçiç tha se të gjithë studentët e ndaluar janë “liruar”.
“Nëse dënohen për trazira, do të marr vendim për t’i falur”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, që në rend dite të vendoset seanca për ndërrimin e Qeverisë në Kuvend.
Vuçiç theksoi gjithashtu se një monument për viktimat do të ngrihet në vendin e aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Duke folur për protestën para ndërtesës së Presidencës, Vuçiç tha se jashtë po mbahen “demonstrata politike”, të cilat po ndodhin pavarësisht se ai po u jep atyre “lajme të mira”.
Ai po ashtu tha se pret që studentët të kthehen në mësime pasi, sipas tij, kërkesat e tyre janë plotësuar.
Vuçiç pretendoi se në katër vjetët e fundit janë investuar 426 milionë euro në “grupet e presionit”, të cilët, sipas tij, duan të “ndryshojnë Serbinë dhe të rrëzojnë qeverinë”.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike