Vuçiç i shqetësuar për serbët në Kosovë: Nuk do ta vuajnë më atë terror

4 Dhjetor 2022 | 11:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është i shqetësuar ‘për njerëzit e tij’ që jetojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se do të bëjë gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vuçiç tha se nuk do të lejojë që serbët nga Kosova të vuajnë ende terrorin që sipas tij kanë përjetuar deri tani.

“Më shumë më shqetësojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe problemet që u imponohen thuajse çdo ditë, me dekada, nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe. Serbët nga Kosova nuk do ta vuajë më atë terror, këtë duhet ta dinë dhe ta dëgjojnë të gjithë. Prandaj thashë qartë dhe me zë të lartë të vërtetën për vuajtjet e tyre, për jetën e pamundur dhe lirinë inekzistente, do të bëj gjithçka, çfarë të jetë e nevojshme, që të dëgjohet zëri i serbëve. Serbia do të fitojë!”, ka shkruar presidenti në një mesazh në llogarinë e tij në Instagram.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bastisje në veri të Kosovës pas kanosjes së ministrit Sveçla, policia sekuestron 4 armë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të vendit, pas një rasti kanosjeje të raportuar disa ditë më parë ndaj ministrit të Punëve...
17:14 | 07/06/2026

Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa u bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe...
16:53 | 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Po vëzhgojmë procesin me 4 ekipe. Gjithçka, qetë dhe pa probleme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph këtë të diele ndodhet në terren teksa po monitoron ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. Rudolph përmes...
16:30 | 07/06/2026