Vuçiç insiston për Asociacionin, Radosavljeviç: Ja si e vlerësojnë serbët në veri

25 Maj 2024 | 10:24

Drejtoresha ekzekutive e nismës së re sociale në Serbi, Jovana Radosavljeviç ishte mbrëmjen e të premtes e ftuar në “Balkan Talks” me Franko Ergo në Eruonews Albania ku foli gjerësisht rreth marrëdhënieve më Kosovën dhe Serbinë.

E pyetur se përse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këmbëngul për Asociacionin dhe si ndihen serbët e Kosovës lidhur me këtë çështje, Radosavljeviç tha se ka ende shumë mister me mënyrën se si do të aplikohet asociacioni.

“Fakti është se gjatë 10 viteve ka pasur shumë zhurmë për asociacionin e komunave shumicë serbe duke e lidhur me Republikën Serbe, ose thjesht OJQ, por askush nuk foli realisht për përmbajtjen e tij.

Për përmbajtjen e tij dhe çfarë do t’u sillte qytetarëve. Ka shumë thjesht mister rreth tij dhe shumë nuk janë edhe pse do të ishin pro, nuk janë të sigurt çfarë do t’u sillte, por për qytetarët, serbët e Kosovës, ata duan një jetë të denjë, duan normalitet, duan stabilitet, duan qasje në shërbimet e tyre, qasje në punët e tyre. Jo situatën që kemi këtu. Nëse asociacioni është organi që e ofron këtë, do të ishin të kënaqur me këtë, por mendoj se është koha të fillojmë ta komunikojmë asociacionin siç duhet të jetë dhe të flitet për draft-statutin për të cilin është rënë në fund të vitit të kaluar, në fakt, në parim nga Prishtina dhe Beogradi.

Do të shohim se ky organ mund të jetë vetëm në favor të Kosovës dhe funksionalitetit të saj, por edhe në dobi dhe përfitim të serbëve të Kosovës nëse janë qytetarë funksionalë të shoqërisë kosovare”,-tha Jovana Radosavljeviç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026