Vuçiç ka të njëjtin mentalitet si Millosheviç, thotë Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se homologu serb Alekandër Vuçiç ka mentalitetin e regjimit të ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç
Deklarata e saj, vjen pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç kritikoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për qëndrimin e tij në lidhje me armatimin e Serbisë, raporton Kosova Press.
Osmani nënvizoi se Vuçiç ka qenë ministër i Millosheviçit gjatë kohës së luftës në ish-Jugosllavi dhe se nuk befasohet nga gjuha e përdorur prej tij.
“Aleksandër Vuçiç ka qenë ministër i propagandës gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të shkaktuara nga ish-shefat e tij. Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviçit”, tha ajo.
Osmani nënvizoi se armatosja e Serbisë nga Kina, por dhe Rusia në dekadën e fundit, tregon se Beogradi nuk është i interesuar për stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)