Vuçiç kërcënon protestuesit: Bllokadat nuk do të tolerohen më

28 Prill 2025 | 16:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se Serbia do të zgjedhë momentin e duhur për t’u përgjigjur bllokadave të studentëve, të cilat ai i cilësoi si të dhunshme.

Në një deklaratë për mediat në Çaçak, Vuçiç theksoi se këto protesta, që kanë vazhduar prej disamuajsh, i kanë shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Bllokadat janë një formë dhune dhe nuk do të tolerohen më,” tha Vuçiç, duke paralajmëruar se vendi do të ndërmarrë veprime të duhura kur të arrijë pika e fundit e durimit.

Protestat dhe bllokimet e rrugëve në Serbi kanë shpërthyer që nga vjeshta e kaluar, pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Në lidhje me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme, Vuçiç tha se deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë formale për shpalljen e tyre, edhe pse disa përfaqësues të opozitës dhe studentë kanë paraqitur propozime të tilla.

Ai shpjegoi gjithashtu se studentët që janë përfshirë në protestat nuk kanë kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore, përveçse kanë shprehur idealet dhe kërkesat e tyre të drejta.

“Besoj se studentët kanë idealet e tyre të qarta dhe kam qenë i sigurt që kërkesat e tyre kanë qenë gjithmonë të sinqerta,” shtoi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë përfundoi duke theksuar se, për momentin, reagimi i vendit ndaj protestave dhe bllokadave do të vijë vetëm kur të jetë e nevojshme dhe kur të merren vendimet e duhura për stabilitetin e shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026