Vuçiç kërkon formimin e një ekipi për të luftuar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në takimin në Beograd, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, Vuçiç u kërkoi të pranishmëve të luftojnë më shumë në politikën e jashtme, përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës, shkruan REL.
“Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se janë disa “gjëra të rëndësishme” për të cilat duhet të pajtohen, pa marrë parasysh se brenda një kohe të shkurtër do të formohet Qeveria e re e Serbisë.
Ai tha se Serbia përballet me sfida të vështira, duke përmendur dialogun me Kosovën, si dhe mundësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai kërkoi nga Qeveria ta formojë një ekip dhe t’ua dërgojë të gjithëve një dokument joformal, në të cilin do të paraqitet qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.
Vuçiç e pranoi, megjithatë, se “shanset tona janë minimale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq