Vuçiç konfirmon blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë,” deklaroi Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.
Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë raketat kineze me sukses në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët janë në përdorim të ushtrisë serbe.
Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së fundi fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Serbisë, ku njëri prej tyre ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, të tipit CM-400. Vuçiç deklaroi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.
Lajmi ka shkaktuar reagime ndërkombëtare ndërsa kryeministri i Kroacisë njoftoi se do t’i informojë NATO-n për rrezikun e mundshëm që paraqet forca ushtarake serbe. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës deklaroi se Beogradi po shpreh hapur qëndrime kërcënuese ndaj fqinjëve të tij.
Situata ka shkaktuar shqetësim në Ballkan, ndërsa vendet e rajonit monitorojnë me kujdes zhvillimet e mëtejshme dhe tensionet e mundshme ushtarake.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit