Vuçiç mandaton endokrinologun, Gjuro Macut për formimin e Qeverisë

6 Prill 2025 | 21:37

Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të dielën, më 6 prill.

Vuçiq tha se Qeveria e re serbe do të zgjidhet më 18 prill.

Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë.

“Dr. Gjuro Macut, një njeri jashtëzakonisht i guximshëm, shumë i qetë, i matur, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta specialisti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena deri në Stamboll”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më herët ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi.

Pas konsultimeve të 3 prillit, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, tha se koalicioni i mbledhur rreth SNS-së konsideron se nuk duhet të shpallen zgjedhje të reja, por duhet të formohet një qeveri e re.

Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar.

Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviçit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.

Vuçeviç e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviç, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026