Vuçiç për vendimin për targat RKS: Shmangëm rreziqet e mëdha
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.
Sipas Radio Europa e Lirë, Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi.
“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiç më 30 dhjetor për TV Prva.
Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.
Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht.
Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në fillim të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”.
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar