Vuçiç: Plenkoviç po synon të dëmtojë imazhin e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, se Serbia është në prag të një lufte civile, është “keqdashëse” dhe e “qëllimshme”, që sipas tij, synon ta dëmtojë imazhin e Beogradit në botë.
Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Pekin, Vuçiç u tha gazetarëve se e “çudit fakti që disa qytetarë të Serbisë nuk e shohin këtë”.
“Nuk do të ketë asnjë luftë civile në Serbi. Serbia do të vazhdojë të rritet me shpejtësi të madhe”, tha Vuçiç më 2 shtator, kur u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratën e Plenkoviçit.
Vuçiç tha po ashtu se Serbia “do të vazhdojë të jetë gjithnjë më e suksesshme pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Kroacisë, si ato zyrtare ashtu edhe jozyrtare, jo vetëm që të mos përparojë, por edhe të kthehet në të kaluarën e largët, kur disa presidentë serbë i serviloseshin dhe u kërkonin falje atyre që përzunë serbët”.
“Ne do të vazhdojmë të shtrijmë dorën për Kroacinë pavarësisht të gjitha komentimeve të tyre keqdashëse dhe kurrë nuk do t’u dëshirojmë asgjë të ngjashme”, theksoi udhëheqësi serb.
Plenkoviç një ditë më parë, në Forumit Strategjik të Bledit, kur foli për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi se Serbia “është në prag të një lufte civile, me më shumë se dy vjet trazira dhe protesta të mëdha, më të fortat dhe më seriozet, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është nën kërcënim të vazhdueshëm nga separatizmi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA