“Vuçiç qan në krahët e Ramës”- Gazetari zbërthen karikaturën e bërë nga mediat serbe
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë disa takime.
Vizita e tij në vendin tonë është kryefjalë e mediave shqiptare, rajonale por lajm është bërë dhe në mediat ndërkombëtare.
Sakaq së fundmi në Serbi qarkullon një lajm për karikaturën ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç shihet duke qarë në krahët e kreut të qeverisë Edi Rama.
Këtë e ka komentuar pedagogu Roland Qafoku, i cili është shprehur se kjo karikaturë është në favor të Shqipërisë ndërsa shtoi se vizita e Antony Blinken në Tiranë është një goditje e madhe për Serbinë.
“Vuçiç po qan në krahë të Ramës se i vjen Blinken në Tiranë, dhe unë rri me Putin. Vuçiç mban në bluzë figurën e Putin. Është një lajm që është komentuar shumë në Serbi. Nuk mund të jesh dhe me Putin dhe me Blinke. Kjo karikaturë është në favor të Shqipërisë dhe është një goditje shumë e madhe për Serbinë, vizita e Antony Blinken në Tiranë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve