Vuçiç refuzon takimin në Bruksel: Nuk dua të shkoj sa kohë nuk lirohen serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka renditur edhe kushtet që sipas tij duhet të plotësohen që ai të dialogojë me Kurtin.
“Nuk dua të shkoj derisa nuk lirohet çdo serb i arrestuar; derisa të tërhiqen kryetarët e rremë në veri të Kosovës; derisa nuk tërhiqet njësia e tyre speciale dhe derisa nuk ndalojnë arrestimet e përditshme të serbëve të Kosovës. E pastaj do të flasim sesi, në mënyrën më të shpejtë dhe në përputhje me atë që është nënshkruar, të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Deshët apo nuk deshët, me mua me kaq përfundon”, ka thënë Vuçiç.
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje palëve që të ulen në bisedime në Bruksel, madje diplomati Borrell ka theksuar se nuk do të pranojë kushte. Ditën e martë, kryeministri i Kosovës iu përgjigj pozitivisht ftesës së diplomatit të lartë evropian, ndërkohë që takimi duket se nuk do të mbahet pas refuzimit të presidentit serb.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale