Vuçiç-serbëve të Veriut: Faleminderit që e ruajtët emrin dhe mbiemrin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një deklaratë pas mesnatës të së dielës tha se Serbia do të përballet me luftën më të madhe politike në ditët në vijim.
Teksa foli pas vendimit për shtyrjen e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve Vuçiç la të kuptohej se kjo kishte ndodhur pas këmbënguljes së vazhdueshme të Serbisë te ndërkombëtarët. Presidenti i Serbisë falenderoi serbët në Kosovë për vetëpërmbajtjen e tyre, shkruan Euronews Serbia.
“Një falenderim i madh serbëve nga Kosova për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Na pret lufta më e vështirë politike. Faleminderit për ruajtjen e emrit dhe mbiemrit serb në Kosovë. Dua të falënderoj ata që e përkrahën Serbia”, tha Vuçiç.
Ai falëndëroi edhe Ministrinë e Jashtme të Rusisë për reagimin.
“Po punojmë për qetësim. Gjithçka që mundemi, si mundemi. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për TV Pink.
- LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria e Kosovës shtyn me 1 muaj reciprocitetin pas tensioneve në Veri
- Barrikadat në Veri me urdhër të Vuçiç, thotë Presidenca e Kosovës
Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon