Vuçiç: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës

14 Dhjetor 2024 | 08:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiç të premten gjatë një paraqitje të ftuar në televizionin Informer.

Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50% të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87% të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15% të aksioneve.

Vuçiç tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda” dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50%, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiç.

Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.

Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi.

I pyetur nëse vendimi për sanksione është ndonjë lloj trysnie ndaj Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga ajo, Vuçiç tha se nuk mund të përgjigjet për këtë.

“Unë mendoj se është pjesë e një trysnie më të gjerë gjeopolitike ndaj Rusisë”, tha ai.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për ta dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë.

Vuçiç theksoi se ky vendim krijon “disa probleme të reja” me Rusinë, duke shtuar se pas tre vjetësh “nuk do të ishte realiste” që ai të dalë me qëndrim për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026