“Vuçiç vazhdon politikën vasale ndaj Trump-it”, gazetari: Lojë e dyfishtë me BE-në
Në lidhje live nga Moska për Euronews Albania në Balkan Talks me Franko Egron ishte gazetari Misha Pumo, i cili foli për raportet mes Moskës dhe Beogradit.
Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë nga më ideale në këto kohë.
“Flas për qëndrimin zyrtar të Kremlinin ndaj Vuçiç konkretisht jo ndaj Serbisë. Pakënaqësitë e saj Moska i ka shprehur në mënyrë direkte, indirekte edhe kur shërbimi sekret rus ka bërë relacione, duke akuzuar edhe me të drejtë Vuçiçin për shitjen e municioneve vendeve të treta të angazhuara për furnizim në Ukrainë. De fakto Serbia dërgonte armë në Ukrainë dhe me këto municione vriteshin ushtarët rus, e cila qëndron si një thikë pas shpine nga Beogradi zyrtar për Moskën.
Ka pasur edhe përplasje të tjera më përpara. Përpara se të bëhej parada e 9-majit, ka pasur një anulim të kontratës së madhe për armë për Serbinë dhe më vonë Serbia nënshkroi këtë kontratë me Indinë, pra ka pasur një postim të vëmendjes dhe aktivitetit të Serbisë.
Vuçiç është një politikan i regjuruar, di të manovrojë. Atë e shikojnë si politikanë të dobët, por unë jam kundra kësaj, ai është “dhelpër”. Ai mundohet edhe për përdorim të brendshëm, mundohet ta tregojë edhe me rusin, por këto nuk kanë vlerë.
Vuçiç vazhdon një politikë vasale ndaj Trumpit dhe synimi i tij është hyrja në BE dhe reverancat me Bashkimin Evropian, sidomos me Francën, edhe me Kinën.
Moska zyrtare nuk e mirëpret këtë sjellje të Vuçiçit dhe për këtë arsye ata kanë edhe të përkëdhelurin e tyre, dhe ka të tjerë që do të donin të zinin vendin e tij, por duke mos pasur këtë mundësi të zgjedhin, vazhdojnë të jenë lojalë të Vuçiçit”, u shpreh gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries