Vula e PD-së nuk i kthehet Berishës, Apeli kalon çështjen për rigjykim

Selia e Partisë Demokratike
3 Mars 2023 | 18:53

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese ka vendosur që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë.

Seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.

Indrit Sefa, përfaqësues i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj tha se Gjykata e Apelit pranoi ankimin duke e kthyer çështjen për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese.

Ndërsa, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh se ndaj gjykatës u ushtrua presion dhe se ky vendim u mor që të përjashtoheshin nga zgjedhjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026