English

Vullkani në Islandë/ Banorët rikthehen në Grindavik, kontrollojnë shtëpitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Punonjësit në Islandë kanë përfunduar ngritjen e barrierave mbrojtëse për të bllokuar rrjedhjen e llavës. Disa ekspertë kanë deklaruar se shpërthimi i llavës ka përfunduar, por agjencia kombëtare e meteorologjisë ka nënvizuar se është ende herët për përfundime të tilla. Në qytetin Grindavik, punëtorët po bëjnë gati terrenin për rikthimin e banorëve.

- Advertisement -

“Nuk mund të paguajmë kredi për shtëpinë dhe njëkohësisht të marrim një tjetër me qira. Ndaj na duhet të kthehemi. Askush nuk do t’i blejë shtëpitë tona, nuk mund t’i shesim”,- u shpreh një zotëri.

“Ne kemi një shtëpi këtu, ajo do të shembet sepse është e rrënuar. Këtu ka sinjalizime të policisë dhe askush nuk lejohet të hyjë në këto ndërtesa. Mendoj se të gjitha shtëpitë që po lëkunden dhe që kanë muret e krisura do të shkatërrohen”.

Qyteti i Grindavikut u evakuua tërësisht pak javë më parë dhe kjo është e para herë që banorët lejohen të kthehen. Por ata do të mund të qëndrojnë fare pak në shtëpitë e tyre, vetëm sa për t’i kontrolluar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?