‘Wembley’ pret Angli-Itali, fitorja është detyrim për axurrët
Finalja e Evropianit të kaluar do të rikthehet dhe një herë në mitikun Wembley, aty ku axurrët synojnë me patjetër fitoren, për të qenë më pranë Gjermanisë. Dy skuadrat kanë bërë një rrugëtim pozitiv në grup, me Anglinë e cila udhëheq me 13 pikë, ndërsa përballjen e parë e fitoi pikërisht ndaj italianëve. Mungesat mbeten problem për ekipin e Southgate, mes tyre më kryesorja ajo e Saka, teksa dhe në kampin tjetër Chiesa e Immobile prishin disi llogaritë e Spalletit.
Shpresa për të kaluar më tej ka dhe Ukraina, e cila përballet me Maltën, në një sfidë deri diku të lehtë. Në grupin H, Irlanda veriore përballet me Slloveninë e vendit të parë, ndërsa gara përgjatë kësaj faze ka qenë e fortë. 15 pikë ka dhe Danimarka, e cila në mbrëmje luan ndaj San Marinos, sfidë e cila do ti ndihmojë edhe më tepër sa i përket golavarazhit. Pas dy humbjesh radhazi, Finlanda shpreson për një rezultat pozitiv, ndërsa pengesa e radhës për tju afruar kreut është Kazakistani.
Në Grupin G, Serbia ndeshet në shtëpi me Malin e Zi, skuadër të cilën e mposhti dhe në nisje të kualifikueseve. Diferenca mes skuadrave është vetëm dy pikë, me serbët të cilët qëndrojnë në vendin e dytë, pas Hungarisë. Këta të fundit luajnë në transfertë me Lithuaninë, kombëtare ku bën pjesë njëri prej lojtarëve të superligës shqiptare, Paulauskas, futbollisti i Egnatias së Rrogozhinës.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë