Wisner: Korrupsioni dhe krimi  po pengojnë ekonominë dhe po largojnë të rinjtë

11 Dhjetor 2023 | 10:20

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka nënvizuar mbështetjen e SHBA-ve për avancimin e procesve integruese në vend.

Përmes një postimit të publikuar në faqen zyrtare të amnasadës amerikane në rrjetin “X”, Wisner nënviozn mbështetjen për reformën në drejtësi.

Ai thekson gjithashtu se duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar pasi këto fenomene po largojnë të rinjtë, po frenojnë investimet e huaja dhe po minojnë demokracinë.

“Shqipëria është një aleat i NATO-s, një mik dhe një partner i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të mbështesim çdo përpjekje për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE dhe trajektoren transatlantike. Kjo përfshin mbështetjen tonë për reformën në drejtësi. Kemi mbi 40 financuara nga SHBA personeli në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Është një çështje e sigurisë kombëtare për ju dhe për ne. Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë zhvillimin ekonomik, trembin investimet e huaja, minojnë demokracinë dhe largojnë njerëz të rinj, ambiciozë në vendet e tjera për mundësi”, nënvizon i Ngarkuari me Punë David Wisner.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026