Witkoff: SHBA pret që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë
I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara presin që faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas të zbatohet dhe njoftoi se do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme.
Zoti Witkoff i bëri komentet në një intervistë për televizionin CNN pasi u pyet për vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë dhe se çfarë ndikimi parashikonte që të kishin zhvilimet në rajon tek armëpushimi.
“Duhet të kemi një zgjatje të fazës së parë,” tha zoti Witkoff. “Unë do të shkoj në rajon këtë javë, ndoshta të mërkurën, për të negociuar një gjë të tillë.”
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli nuk do t’i dorëzonte 620 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë “derisa të sigurohej lirimi i pengjeve të radhës dhe një gjë e tillë të bëhej pa ceremoni poshtëruese”.
Hamasi dorëzoi gjashtë pengje nga Gaza të shtunën. Disa pengje izraelite dhe të burgosur e të paraburgosur palestinezë janë liruar si pjesë e një armëpushimi trefazor në Gazë që hyri në fuqi pak para se zoti Trump të merrte detyrën më 20 janar.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka përshkruar si shqetësuese pamjet e pengjeve izraelitë dhe të të burgosurve palestinezë të liruar, të cilët ishin tej mase të dobësuar, duke thënë se ato pasqyrojnë kushtet e rënda në të cilat ata mbaheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies