Wizz Air zgjeron me 15 destinacione të reja, fluturimet nga Rinasi
Wizz Air do të ofrojë fluturime nga aeroporti i Rinasit në 26 destinacione, duke nisur nga muaji korrik. Bëhet fjalë për shtimin e 15 destinacioneve të reja në tetë vende, si Parsi, Bruksel, Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania, Milano dhe Torino.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë sot hapjen e bazës sonë në Tiranë. Pas tre vitesh operacionesh të suksesshme, ne jemi të përkushtuar për të sjellë më shumë udhëtime të përballueshme për klientët tanë shqiptarë. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, tha kreu i Wizz Air Group, Jozsef Varadi.
Kjo gjë pritet të ndikojë në rritjen e turizmit në vendin tonë por gjithashtu do të sjellë më shumë kapital në rajon si dhe do të lidhë Tiranën me destinacione të reja.
“Me përvojën e ofrimit të shërbimeve me tarifa të ulët, por me cilësi të lartë gjatë viteve të kaluara në Tiranë, kemi besim se me krijimin e bazës së saj më të re, 30-të, Wizz Air do të sjellë më shumë rritje ekonomike në rajon dhe do të lidhë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës”, shprehet CEO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben.
Linja ajrore njoftoi një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj. Si pjesë e këtyre protokolleve të reja, gjatë gjithë fluturimit, si ekuipazhi i kabinës ashtu edhe pasagjerëve u kërkohet të mbajnë maska, ndërsa ekuipazhi i kabinës gjithashtu u kërkohet të mbajnë doreza.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve