Xabi Alonso përballet me sfida, Real Madrid bie 0-2 ndaj Celta Vigo

8 Dhjetor 2025 | 15:10

Të dielën, Real Madrid pësoi humbjen e dytë sezonale në kampionat, ndërsa përballë kishte ekipin e Celta Vigo.

Dueli u mbyll me shifrat 0-2, megjithëse madrilenët dominuan përgjatë gjithë takimit, të cilin e mbyllën me dy lojtarë më pak se kundërshtari.

Kjo për faktin se Fran Garcia dhe Carreras u ndëshkuan me kartonin e kuq, po ashtu edhe sulmuesi brazilian Endrick, i cili ndodhej në stol.

Sa i përket lojës, heroi i Celta Vigo ishte Ëilliot Sëedberg, i cili realizoi një dopietë me dy gola mjaft të bukur në fraksionin e dytë të ndeshjes.

I pari pas një krosimi nga e majta dhe i dyti falë një pakujdesie në mbrojtjen e vendësve ndërsa me këtë rezultat Celta Vigo ngjitet në vendin e dhjetë në klasifikim.

Një sfidë që konfirmoi, edhe një herë tjetër, problemet që skuadra e Xabi Alonso ka, të cilat me gjasa nuk do të tolerohen shumë nga presidenti Perez.

Kampionati spanjoll udhëhiqet nga Barcelona, që numëron 40 pikë, më pas vijnë Real Madrid, Villareal dhe Atletico e Madridit.

Ndeshja e radhës për galaktikët është ajo ndaj Alaves, por më herët zbresin në fushë në Champions League përballë Man Cityt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026