Xhaçka: S’kam përfituar asnjë centimetër tokë dhe para publike
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e ka cilësuar si spekulim të deputetëve të opozitës, pretendimet se bashkëshorti i saj ka përfituar fonde si investitor strategjik në jug të vendit.
Gjatë një konference për shtyp krah kryeministrit Edi Rama, Xhaçka u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë përfituar pronë dhe para publike.
“Nëse ju do më thonit një centimeter katror tokë publike, një ekë para publike përfituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do t’ju jepja edhe përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo i kemi të përbashkëta.
Ky është një spekulim i pak deputetëve të opozitës që u ka humbur konteksti politik për 15 minuta fame, të marrë vëmendjen që po merr sot edhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për disa zhvillime shumë të rëndësishme për arenën ndërkombëtare”, u shpreh Xhaçka.
Ajo shtoi se në lidhje me këtë çështje, do të presë që të flasin institucionet përkatëse.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në mesditë për të shqyrtuar mandatin e Ministres se Jashtme Olta Xhaëka.
Opozita e akuzon për konflikt interesi dhe kërkon largimin e saj si deputete.
Bashkëshorti i Xhaçkës, ish-deputeti Artan Gaçi, po ndërton një resort turistik në jug të vendit nën statusin e investitorit strategjik.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës