Xhakaliu: CDU/CSU kryeson sondazhet, por pa shumicë – Si do të formohet qeveria e re

20 Shkurt 2025 | 10:53

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, vendi ndodhet në një situatë të tensionuar politike, mes pasigurive të brendshme dhe përplasjeve në distancë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Një afrim i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump me Rusinë dhe mbështetja e drejtpërdrejtë e zv. presidentit amerikan dhe e Elon Musk për partinë e ekstremit të djathtë AfD kanë ngritur shqetësime të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, komentoi për situatën para zgjedhjeve dhe mundësitë për formimin e qeverisë së re.

Sondazhet dhe mundësitë për qeverisje

“Sipas sondazheve të fundit, blloku konservator CDU/CSU kryeson me rreth 30% të votave, i ndjekur nga partia e ekstremit të djathtë AfD me rreth 20%.

Në vendin e tretë renditen socialdemokratët me 15 deri në 18%, ndërsa pas tyre vijnë të Gjelbërit dhe Liberalët,” u shpreh Xhakaliu.

Megjithatë, asnjë parti nuk duket se do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë.

“Në qarqet politike dhe institucionet gjermane, diskutimi kryesor është se si do të formohet qeveria e re. CDU/CSU pritet të jetë forca kryesore, por nuk ka indikacione se do të bashkëpunojë me AfD-në për krijimin e një koalicioni qeverisës,” theksoi ai.

A ka ndikuar bashkëpunimi CDU-AfD në popullaritetin e tyre?

Një nga çështjet më të diskutuara mbetet votimi i përbashkët i CDU dhe AfD në parlament, i cili shkaktoi protesta dhe polemika të shumta në skenën politike.

“Megjithëse ky bashkëpunim ka nxitur debat dhe reagime të forta, sondazhet tregojnë se nuk e ka dëmtuar ndjeshëm mbështetjen për CDU-në.

Përkundrazi, kreu i kësaj partie ka shënuar një rritje të popullaritetit,” shtoi Xhakaliu.

Ndërhyrjet ndërkombëtare dhe afrimi i AfD-së me figura si Elon Musk dhe zyrtarë amerikanë e kanë komplikuar më tej situatën, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen politike të Gjermanisë dhe raportet e saj me partnerët ndërkombëtarë pas këtyre zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026