Xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës paraqiten të dëshmojnë në SPAK për 21 janarin

22 Korrik 2024 | 09:57

Rajmonda Nika dhe Mark Nika, e veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës janë paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me 21 janarin.

Thirrja në SPAK e familjarëve të Aleks Nikës vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së 21 janarit nga kjo prokurori.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 15 korrik ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me 3 protestuesit e vrarë në tubimin e 21 janarit 2011.

Në njoftim zyrtar thuhet se nisja e hetimeve është bërë duke vlerësuar konkluzionet e vendimit të Gjykatës së Lartë pas kallëzimit te shtetases Rajmonda Nika si dhe vendimin e Gjykatës Evropiane per te drejtat e njeriut. Hetimet për 21 janarin e vitit 2011 nisin pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026