Xhudistja nga Kosova shpallet kampione Evrope

24 Prill 2025 | 09:25

Distria Krasniqi është absolutisht një ndër xhudistet më të mira në botë e këtë e ka konfirmuar nga dueli në duel, por dhe me arritjet e shumta në karrierën e saj. E fundit është ajo në Evropianin e mbajtur në Podogoricë, ku sportistja nga Kosova u shpall kampione, duke rrëmbyer në fund medaljen e arit. Një dominim nga fillimi deri në fund, duke bindur ndaj çdo kundërshtari. 29-vjecarja u përball në finalen e madhe me italianen Odette Giuffrida, me të cilën është ndeshur edhe më herët.

Krasniqi triumfoi me ippon, duke siguruar vendin e parë që përkthehet në medalje ari. Edhe në fazat e mëparshme të garës, Krasniqi ia doli me sukses, duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim fitoren. Në cerekfinale eliminoi holandezen Naomi van Krevel, ndërsa në përballjet e para nuk kishte aspak konkurrencë.

Kujtojmë që kjo është hera e 3të që Distria Krasniqi shpallet kampione Evrope, e ngre në majë xhudon kosovare. Më herët ajo ia ka dalë të fitojë të tjerë medalje, madje dhe në lojërat e fundit olimpike në Paris, ku u vlerësua me argjend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026