Xi Jinping: Kina nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën në Tajvan

16 Tetor 2022 | 08:39

“I takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit dhe Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën, por do të përpiqet për një zgjidhje paqësore”.

Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping gjatë Kongresit të Partisë Popullore të Kinës, ku pritet të marrë një mandat të tretë në krye të kësaj force politike, shkruan Reuters.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe i takon popullit kinez të vendosë. Ne do të këmbëngulim dhe do të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të mira, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe do të rezervojmë mundësinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi ai.

Pekini i ka ofruar Tajvanit një model autonomie “një vend, dy sisteme”, të njëjtën formulë që përdor për Hong Kongun.

Por të gjitha partitë kryesore politike në Tajvan kanë refuzuar dhe nuk ka pothuajse asnjë mbështetje publike për këtë propozim, referuar disa sondazheve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026